Site icon Telegrafi

Me këngën “Mora fjalë”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, uron 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria kanë mbajtur një koncert në Obiliq.

Me këtë rast, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, ka postuar një video në rrjetet social nga ky koncert.

“Me këtë video nga koncerti në Kosovë, ku artistët e Ansamblit Popullor përshëndetën me këngën ‘Mora Fjalë’ në prani të Lulzim Jasharit, djalit të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, duke emocionuar të gjithë të pranishmit, ju urojmë të gjithë shqiptarëve të Kosovës gëzuar 16-vjetorin e pavarësisë”, thuhet në postimin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria. /Telegrafi/

Exit mobile version