Site icon Telegrafi

Me këngën e re, Bryan Adams paralajmëron përmbledhjen e re muzikore (Video)

Muzikanti i njohur kanadez, Bryan Adams, i ka befasuar fansat e tij me këngën e re, “Please Stay”, përmes të cilës paralajmëron albumin me këngët më të mira, me titull “Ultimate”.

Përmbledhja e këngëve më të mira të 57-vjeçarit është caktuar të publikohet më 3 nëntor.

Gjatë karrierës, Adams i ka lansuar 13 albume të incizuara në studio, pesë albume ‘live’ dhe pesë përmbledhje, si edhe mbi 75 këngë të veçanta.

“Ultimate” do të përmbajë 21 këngë të zgjedhura duke i përfshirë edhe hitet, si “Cuts Like A Knife”, “Run To You”, “When You’re Gone” e “Cloud Number Nine”.

Pjesë të kësaj përmbledhjeje do të jenë edhe dy këngë të reja, “Please Stay” dhe “Ultimate Love”.

“Please Stay” tashëm është lansuar në shërbimin muzikor Deezer dhe paraqet këngën paralajmëruese të përmbledhjes së re muzikore.

“Si tekstshkrues dhe muzikant gjithmonë krijon dicka. Edhe pse kjo është një përmbledhje më ë mirë e këngëve, shikoj përpara.

“Edhe ‘Please Stay’ edhe ‘Ultimate Love’ janë këngë që thjesht e kam ndier se duhet doemos t’i shkruaj në këtë kohë pasigurie dhe të tregoj se na duhet dashuria më shumë se kurrë”, ka deklaruar Adams. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZBwWmNlyS9k

Exit mobile version