Grupi i muzikës rok, “Red Hot Chili Peppers” më 1 prill kthehet me albumin e 12 në karrierë, të titulluar “Unlimited Love”, ndërsa është publikuar edhe kënga paralajmëruese.
Ky do të jetë projekti i parë madhor me kitaristin John Frusciante, me të cilin nuk kanë bërë muzikë qe 16 vite.
Njëherësh, grupit i është bashkuar edhe producenti Rick Rubin, me të cilin për herë të fundit kanë bashkëpunuar në vitin 2011.
Bashkëpunimet e mëhershme kanë rezultuar me albumet e suksesshme, si “Blood Sugar Sex Magik”, “Californication”, “By The Way” e “Stadium Arcadium”.
Në këngën paralajmëruese “Black Summer” dominon një ‘groove hipnotik’ dhe vargje introspektive. Videoklipi është xhiruar nën regjinë e Deborah Chow, e cila i ka xhiruar seritë e Disneyt, “The Mandalorian” e ‘Obi-Wan Kenobi”.
Ndryshe, albumi “Unlimited Love” do të përmbajë 17 këngë. /Telegrafi/