Site icon Telegrafi

Këngë ritmike dhe për dashurinë, Burim Hoxha sjell videoklipin e ri

Burim Hoxha ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

“Ah Dashni”, titullohet kënga e re e prizrenasit, të cilën e ka shoqëruar me video.

Një këngë ritmike e ka sjell mjaft të freskët dhe në top formë këngëtarin shumë të dashur nga publiku.

Ai në një prononcim për Telegrafin kishte shpalosur detajet ekskluzive të këngës së re.

“Është punuar nga kompozitori Roy Meta, i cili gjithashtu ka shkruar dhe tekstin. Kënga flet për dashurinë dhe është ritmike”, kishte pohuar ditë më parë Burim Hoxha.
Video është realizuar me shumë profesionalizëm nga produksioni Magic Pictures, i cili ka zgjedhur për pamjet Prevallën.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këngëtarin që do sjell edhe disa të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version