Telegrafi

Këngë e re nga Faton Isufi (Video)

Këngëtari gjilanas, Faton Isufi ka pruar në skenë këngën e tij të re që titullohet ‘Zemer’.

Isufi ka lansuar këngën e re e cila është pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e muzikës popullore.

Këngën e ka bërë Ervin Gonxhi, ndërsa tekstin e ka shkruar Vjosa Alia.

Videklipi i këngës është realizuar nga kompania ‘Bugproduction’.

Gjilanasi ka thënë për Telegrafin se gjatë verës do të vijë edhe me disa projekte të reja, ndërsa ai gjatë kësaj kohe po merrë pjesë nëpër shumë mbrëmje muzikore. /Telegrafi/