Shoferi i trenit serb, së bashku me udhëtarët tjerë ndonëse nuk e arritën qëllimin, po këndojnë e cakërrojnë gotat me raki sikurse po festojnë diçka.
Të tjerë po qëndrojnë në telefonat e tyre ose duke punuar në laptop.
Gjithsesi nuk harrojnë të shkrepin edhe ndonjë fotografi si kujtim nga udhëtimi i tyre i ndalur në gjysmë.
Kjo është rruga e kthimit të serbëve për në Beograd, pas qëndrimit prej tre orësh në Rashkë, njofton Klan Kosova.
Pamjet e marra nga mediat serbe.