Site icon Telegrafi

Kënga rënqethëse e kosovares për luftën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Euovision (Video)

Për të dytën herë Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga një këngëtare nga Kosova.

Këtë herë është Klesta Qehaja nga Prishtina, e cila do të këndojë për Shqipërinë në Eurovisionin për fëmijë në Maltë, transmeton magazina.al.

Kënga e saj “Besoj” flet për luftën në botë dhe besimin në një paqe të mundshme, ndërsa sot RTSH ka publikuar edhe versionin final të këngës bashkë me videoklipin e thjeshtë por mjaftë interesant.

Në videoklip shfaqen fëmijë dhe disa mjete luftarake, ndërsa kënga flet për fëmijët të cilët po i vuajnë pasojat e luftë në gjithë botën.

Junior Eurovision do të mbahet në kryeqytetin e Maltë më 20 nëntor.

Exit mobile version