Telegrafi

“Kënga Magjike” publikon këngën fituese në versionin ‘playback’ në YouTube! (Video)

Festivali “Kënga Magjike” këtë muaj shënoi edicionin e tij të 18-të në tre netë fantastike, të mbajtura në Pallatin e Kongreseve.

Shumë këngë të bukura u paraqitën edhe këtë vit, gjersa kënga më e fuqishme “Ma thuaj ti” e Rozana Radit arriti të dalë fituese.

Të gjithë e dinë që në tre netët e festivalit (dy netë gjysmëfinale dhe një finale) është kënduar ‘live’, me përjashtim të Eranda Libohovës, e cila në natën finale këndoi ‘playback’ për shkak se ishte e sëmurë me temperaturë.

Lexo po ashtu Eranda Libohova këndon 'playback' në "Kënga Magjike" (Foto)

Por, nëse shikojmë me vëmendje, kënga “Ma thuaj ti” nga nata finale e hedhur në YouTube, nuk është në versionin ‘live’ i këngës. Ajo është përpunuar në studio duke lënë në pamje vetëm interpretimin e Rozana Radit, gjersa në sfond kanë lënë këngën me “playback’.

Rozana Radi nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë gjatë netëve finale, pasi edhe ajo kishte qenë e sëmurë me grip, ndaj kjo edhe është arsyeja që interpretimi i saj nuk doli aq i bukur sa pritej, edhe pse këngëtarja dha maksimumin në skenë.

Ndoshta për të ‘kamufluar’ paksa situatën e krijuar, produksioni ka vendosur që në YouTube të publikojë performancën e Rozanës në finale me ‘playback’, pavarësisht se të gjithë e dinë se ajo ka kënduar ‘live’ atë natë. /Telegrafi/