Nata e parë e festivalit “Kënga Magjike 2019”, ka sjell plot surpriza.
Mes dhjetëra artistëve që u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, spektakli pati edhe një mysafire shumë të veçantë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e madhe italiane me origjinë shqiptare, Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa.
Ajo erdhi si befasi për publikun pasi ardhja e saj nuk ishte paralajmëruar, ndaj në momentin kur u prezantua emri i saj, publiku u shtang dhe e priti me duarotrkitje të mëdha.
Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, e falënderoi artisten për prezencën e saj në këtë festival, duke i thënë se ardhja e saj speciale në këtë natë jep një kontribut të veçantë artistik për festival.
Ndërkohë edhe vet Anna e emocionuar, nuk i kurseu disa fjalë prej zemre për mikpritjen e ngrohtë shqiptare.
“Duhet të mësojmë të jetojmë me forcë të mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe ndjenjat tona, ndaj duhet të kemi mundësinë për të ndërtuar. Duhet të krijojmë kompeticionin më të bukur, më origjinal të mundshëm”, tha Anna Oxa.
Tutje, ajo i bëri thirrje publikut që të gjithë të qëndrojnë sa më të bashkuar përmes artit.
“Unë jetoj në Zvicër dhe kam fatin që të shoh ato male të mrekullueshme dhe të kuptoj se sa qeniet njerëzore mund të ndahen nga vetvetja. Ju ftoj që të futemi përmes çdo platforme të artit, duke dhuruar që që i përket një shprehje më natyrale, një kënge natyrale”, tha Anna Oxa në skenën e festivalit “Kënga Magjike 2019”.
Më pas, ajo interpretoi live para publikut shqiptar një prej këngëve më të famshme të saj, “L’America non c’è”, ku u shoqëruar me ovacione të forta nga publiku në sallë. /Telegrafi/