Telegrafi

Kënga e vitit 2004, “Mr. Brightside” ka 200 javë që është në kreun e top-listave botërore

“Mr. Brightside” e grupit The Killers për 200 javë është në mesin e 100 këngëve më të njohura në Britaninë e Madhe, sipas Official Singles Chart Top 100.

Mund të mos ishte aq e çuditshme po që se kënga mos të ishte publikuar në vitin 2004.

Që nga korriku i vitit 2016, ka pasur vetëm disa raste në të cilat kjo këngë nuk ishte ndër 100 më të njohurat.

Pse? Falë internetit dhe transmetimeve në televizione dhe radiove.

Sipas industrisë fonografike britanike, kjo është kënga më e transmetuar që është sjell në treg para vitit 2010. Vetëm vitin e kaluar, deri në 45 milionë herë u transmetua dhe në tre muajt e parë të vitit 2018, pothuajse 900 mijë herë sosh.

Por, nuk janë vetëm transmetimet që e mbajnë këngën në listë. Ajo u shkarkuar (ligjërisht, natyrisht) mesatarisht 696 herë në javë, sipas listës së lartcekur.

Në të njëjtën listë janë edhe “Wonderwall” nga Oasis dhe “All I Want For Christmas Is You” e Mariah Careyt dhe “Fairytale i New York-ut” e The Poguesa, në periudhën e Krishtlindjeve.

Përndryshe, “Z. Brightside” ishte kënga më e dëgjuar e vitit 2000. /Telegrafi/