Telegrafi

Kënga e re e Unikkatilit, të mërkurën?

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin tjetër të ‘labelit’ TBA, Klepton, kurse kjo këngë nuk do të jetë në albumin e ri të Unikkatilit, i cili ende nuk ka një datë të caktuar kur do të lansohet.

Megjithatë, Telegrafi mëson nga burimet e afërta me reperin se albumi është përfunduar, ndërsa vetëm pritet momenti i përshtatshëm që ai të lansohet.

Unikkatili ishte rikthyer në skenë pas tri vitesh me bashkëpunimin me reperin 2po2, “Fitore e Sinqertë” e cila theu disa rekorde në YouTube, ndërsa është viti i katërt prej se fansat po presin albumin e Viktorit. /Telegrafi/