Këngëtarja Nora Istrefi pa dyshim se është rikthyer fuqishëm.
Dhe këtë ajo e ka bërë me këngën shumë ritmike, “Sa t’kom dasht”.
Projekti i punuar nga producentët Nurteel & Granit nga Massive Production, po rezulton të jetë goditja e qëlluar për këngëtaren.
Ajo tashmë në 24 orët e para të lansimit të klipit të realizuar nga Max Production ka regjistruar rreth 700 mijë klikime dhe të tjera që pritet të procesohen, e që do ta çojnë numrin në afër një milion, shkruan Telegrafi.
Nora Istrefi kështu ka shënuar rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, pas projektit jo aq të suksesshëm, “Bamboleo”. /Telegrafi/