Këngëtarja Evi Reçi ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të fundit “In my room”, të realizuar në gjuhën angleze.
Në një intervistë për Telegrafin vetëm pak kohë më parë, këngëtarja ka rrëfyer se kënga ishte shumë e përshtatshme për tu kënduar në gjuhën e huaj, teksa e cilëson si një ndër projektet më të veçanta të saj.
Që nga publikimi i saj, kënga ka arritur të marrë vëmendjen e mediave vendore, dhe jo vetëm.
Tash e një kohë Evi punon edhe si bashkëpuntore e gazetës prestigjoze ”La Repubblica di Firenze”, gjersa kjo e fundit i ka dedikuar një artikull këngëtares shqiptare, njëherit koleges së tyre.
“In my Room nga Evi Reçi, një nga yjet e muzikës pop në Shqipëri, dhe një studenteje në Firenze”, shkruhet në titullin e laRepubblika.it.
Evi ka publikuar në Instagram Story një pamje të artikullit të publikuar, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Kur kolegët të surprizojnë”, duke i falenderuar kështu për artikullin e dedikuar.
Përderisa kënga është në anglisht, atëherë promovimi i saj në mediat e huaja luan rol të madh, sepse mund të marrë vëmendjen e duhur nga publiku ndërkombëtar. Mbetet të shihet deri ku do të arrijë suksesi i “In my Room”. /Telegrafi/