Këngëtarja e njohur Era Istrefi është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në media.
Kënga “Live it up”, të cilën ajo e solli me Will Smith dhe Nicky Jam është kënga përcjellëse e Kampionatit Botëror.
Këto ditë pritet të publikohet edhe klipi e saj, gjersa përveç kësaj kënge, Era paralajmëroi edhe një ‘single’ tjetër.
Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, e cila titullohet “Prisoner”.
Kjo këngë do ta ketë datën e publikimit nesër (e premte), dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Ajo shfaqet atraktive në një “selfie”, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “‘Prisoner’ publikohet nesër”.
Mbetet të shihet se cila është befasia e radhës që artistja shqiptare ka përgatitur për fansat e saj. /Telegrafi/