Era Istrefi po korr suksese në arenën ndërkombëtare me këngën e fundit.
‘Redrum’, titullohet projekti i fundit i publikuar me videoklip, i cili deri më tani ka marrë mbi 4.4 milionë klikime në YouTube.
E për këtë sukses kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare duke përfshirë edhe Idolatorin.
Kjo e fundit është në pronësi të tabloideve hollivudian Reporter dhe Bilboardit, e cila i ka kushtuar disa rreshta Era Istrefit, transmeton Telegrafi.
Derisa ka përmendur suksesin e jashtëzakonshëm të këngës “BonBon” që ka arritur mbi 300 milionë klikime, Idolator shkruan se Era e tregoi veten edhe me këngën e re “Redrum”.
“I realizuar nga Feilix Snov, kënga e stilit elektronik shfaq një prej videove më seksi të vitit. Era shkëlqen në veshje të kuqe lateksi, por nëse jeni të uritur për më shumë poza të këngëtares, atëherë ju duhet ta shikoni Instagramin e yllit në rritje”, shkruan Idolator.
Ndryshe, këngëtarja prishtinase është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/