Kënga e re e Adele pas një pauze të gjatë “Easy On Me”, ka kryesuar listat në Britani të Madhe dhe SHBA dhe ka arritur 25 milionë shikime në YouTube pas vetëm 15 orësh.
Këngëtarja, 33 vjeç, i bëri fansat e saj me lot kur më në fund lansoi këngën e saj të parë në pesë vjet – e cila reflekton në dhimbjen që ndjente pas divorcit nga ish-burri, Simon Konecki, shkruan DailyMail.
Kënga e shumëpritur, u publikuar në YouTube mesnatën e së premtes përpara albumit të saj “30” që pritet të lansohet muajin e ardhshëm, dhe shpejt u bë klipi më në trend të YouTube.
Së bashku me videoklipin – i cili shfaq yllin, 33 vjeç, teksa mbledhë gjërat në shtëpinë e saj dhe të largohet, ndërsa faqet e fletëve të muzikës fluturojnë nga dritaret në rrugë, kënga ndezi fansat në Twitter që pretenduan se i ka emocionuar, i ka bërë të qajnë dhe madje edhe të ‘dëshirojnë’ një divorc.
Adele zbuloi këtë javë se “Easy On Me”, si dhe albumi “30”, do të jenë në lidhje me “trazirat e brendshme” që ajo ndjeu kur u divorcua nga ish-burri Simon.
Videoja kalon nga një filtër bardh e zi në ngjyrë në gjysmë të rrugës dhe fillon me këngëtaren në telefon, duke i thënë dikujt që është në rrugën e saj dhe se mund të humbasë sinjalin, e që të shumtë ishin ata që e krahasuan me videoklipin e hitit të saj të madh “Halo”.
Ndërkohë, në një dalje në Instagram, Adele konfirmoi se data e lansimit të albumit të ri do të jetë 19 nëntor, në të cilin ajo shpjegoi se më në fund u ndje gati për të publikuar muzikë të re. /Telegrafi/