Gjeorgjia të shtunën e kaluar ka zgjedhur këngën përfaqësuese për festivalin evropian “Eurovizion”.
Kënga “Keep the faith” e kënduar nga këngëtarja mjaft popullore në Gjeorgji, Tako, është shpallur fituese e garës kombëtare. Por disa imazhe të cilat e kanë përcjell këngën e cila flet për besimin dhe shpresën pas gjitha luftërave dhe dhunës në botë, kanë nxitur reagime të medieve në Rusi, transmeton “Magazina.al”
Derisa këngëtarja këndon këngën “Keep the faith”, prapa saj shfaqen imazhe nga e gjithë bota por edhe një artikull në të cilin shkruan “Rusia pushton Gjeorgjinë” duke ju referuar konfliktit të vitit 2009-2010 mes dy shteteve për Abkhazin dhe Osetinë.
Për këtë mediet ruse kanë reaguar, duke shpresuar që EBU si organizatore e festivalit “Eurovizion” nuk do ta pranoj këtë këngë në garë duke e cilësuar me “mesazhe politike”.
Në fakt këngëtarja Tako, ishte gati ta përfaqësonte shtetin edhe në vitin 2009, por për shkak të titullit të këngës “We dont want Put in” (Ne nuk e duam Putin-in), ishte anuluar dhe atë vit dhe Gjeorgjia nuk kishte marrë pjesë fare në Eurovizion pasi këngëtarja dhe grupi i saj nuk pranuan që ta ndryshonin titullin e këngës, shkruan kultplus.
Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit do të mbahet në muajin maj në Ukrainë, pasi ky shtet fitoj vitin e kaluar me këngën “1944” e cila i kushtohej depërtimit të tatarëve nga Krimea në Luftën e dytë Botërore nga rusët.