Site icon Telegrafi

Kënga e DJ Aboom nga “OTR” promovohet në klipin “Berlusconi” të Getoar Selimit! (Foto)

Reperi i njohur Getoar Selimi ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Berlusconi”. Kënga është pritur mirë nga publiku që në minutat e para të lansimit, gjersa në më pak se 24 orë, kënga ka shënuar mbi 300 mijë klikime në YouTube.

E kur jemi tek kanali i njohur YouTube, sigurisht që asnjë artist nuk mund ta realizojë në tërësi projektin pa e publikuar edhe aty.

Lexo po ashtu Aktorë në klipin e ri të Getit, dy personazhe që i njihni mirë (Foto/Video)
“]

Tash e disa vite kanali i njohur ofron edhe marketingun e videove shqiptare, ku një artist mund të paguajë një çmim të caktuar, në mënyrë që vdeoja e tij të promovohet sa më shumë.

Në rastet e tilla si Geti apo në tërësi label-i “Babatars” nuk është se kanë nevojë edhe për aq shumë promovim, në momentin që arrijnë të marrin klikime vetëm nga interesimi i fansave, por kjo nuk ua ndalon që në videon e tyre të shfaqen reklamat e artistëve të tjerë.

Kjo gjë në fakt ka ndodhur në klipin e fundit të Getit “Berlusconi”, në të cilin pak sekonda para se të fillojë janë shfaqur reklama të një kënge tjetër, e që në fakt bëhet fjalë për një këngë nga grupi rival i tyre “OTR”.

Lexo po ashtu Aktorë në klipin e ri të Getit, dy personazhe që i njihni mirë (Foto/Video)

Kënga “Afrohu” kënduar nga Tanar dhe realizuar nga DJ A-boom (Dj zyrtar i Encës dhe Noizyt), është promovuar në klipin “Berlusconi”.

Telegrafi ka siguruar një fotografi, ku shfaqet kjo reklamë, e cila me siguri nuk është mirëpritur aspak nga pjestarët e “Babastars”, të cilët tash e një kohë ndajnë një armiqësi të ashpër me “OTR”.

Kënga “Afrohu” nga Tanar, realizuar nga Dj A-Boom (Dj zyrtar i “OTR”) promovohet në klipin “Berlusconi” të Getoar Selimit.

Kjo ngjarje ka qenë krejt e rastësishme, pasi YouTube nuk menaxhon vendosjen e reklamave në kanale të caktuara. Ata publikojnë reklamën e paguar, pa e ditur se në cilën video do të përfundojë, si në këtë rast që reklamimi i këngës ka përfunduar në projektin e armikut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version