Site icon Telegrafi

Kënga “Autochtnonous biri im” që i kushtohet djalit që u pagëzua me këtë emër (Video)

Flamuri ‘Autochtonous’ që fluturoi mbi qiellin e Beogradit në natën e 14 tetorit 2014, i cili çmendi serbët dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët, tashmë ka edhe një këngë të re.

“Autochtonous Biri im”, është kënga më e re që i kushtohet një fëmije nga Tirana, i cili është pagëzuar pikërisht me emrin Autochtoni, djali i Frrok Bardhit, të cilët po ashtu janë në klipin e këngës së kënduar nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, shkruan GazetaOlle.com.

Pjesë e videoklipit padyshim se është edhe heroi që ngriti këtë flamur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Ismail Morina-Ballisti.

Teksti është bërë nga Adim Doçi, interpreton Reshat Arbana, muzika dhe orkestrimi – Edmond Zhulali, regjia Llesh Nikolla, koreograf Skënder Haklaj, producent Frrok Bardhi.

Exit mobile version