Telegrafi

Kënga “Arushi” kthen Teuta Kurtin

Kënga tashmë ka përfunduar, ndërsa ajo do të kompletohet edhe me videoklip.

Përmes një postimi në Facebook, këngëtarja duke falënderuar Zotin ka bërë të ditur se kënga ka përfunduar dhe se të mërkurën pritet të realizohet edhe klipi.

“Faleminderit Ilir Tolajt për baladën më të mirë në botë, ‘Arushi’. Së shpejti do ta promovojmë dhe shpresojmë shumë se do ta pëlqeni punën tonë”, ka shkruar mes tjerash Teuta. /Telegrafi/