Telegrafi

Këndshëm në oborr sikur në plazh: Si të ndërtoni platformën rreth pishinës montuese

Pishinat montuese nuk janë edhe aq të rehatshme për shfrytëzim… më shumë do të kënaqeni nëse ndërtoni podiumin rreth pishinës në formë të kësaj të cilën e ka shpikur braziliani i shkathët Hoze Adimilson

Nëse pishina montuese është pikërisht sipas masës së buxhetit tuaj shtëpiak, mirëpo nuk ju duket edhe aq komode për shfrytëzim, me siguri do t’ju pëlqejë ky projekt.

Për të siguruar qasje të thjeshtë në ujë, mund të ndërtoni platformë të rehatshme nga druri e cila pjesërisht do ta mbrojë pishinën anash.

Natyrisht, edhe ky është një investim më shumë, mirëpo të gjitha së bashku do të kushtojnë shumë më pak se pishina e ndërtuar në tokë, ndërkaq përshtypja do të jetë shumë e ngjashme, transmeton Telegrafi.

Më parë ka blerë pishinën montuese dhe ka gjetur për të vendin në oborr.

Shikoni si duket baza të cilën e ka ndërtuar braziliani Hoze Adimilson Franco.

Në fund kornizat masive i ka mbështjellë me dërrasa, i ka përpunuar dhe mbrojtur. Është interesante, apo jo?

Në fund, ka ndërtuar shkallët, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë qasjen në ujë.

Tani të gjithë fëmijët e fqinjëve do të dëshirojnë të lahen në këtë pishinë… me siguri e keni dëshiruar edhe ju në oborrin tuaj, apo jo? /Telegrafi/