Site icon Telegrafi

Dolën thashetheme se u largua nga muzika, Kendrick Lamar rikthehet me albumin e ri më 13 maj

Kendrick Lamar

Për të paktën dy vjet, Kendrick Lamar ka heshtur dhe madje disa nga kritikët e tij menduan se ka bërë një tërheqje nga muzika, por duket se muajin e ardhshëm artisti fitues i çmimit “Pulitzer” do të rishfaqet me publikimin e një albumi të ri.

Një deklaratë e shkurtër për shtyp tregon se së shpejti fansat e Lamar do të mund të njohin projektin e tij më të fundit të quajtur “Mr. Morale & the Big Steppers”, i cili nëse gjithçka shkon sipas planit do të jetë i disponueshëm nga 13 maji.

Projekti i fundit i Lamar ishte “Damn”, për të cilin është shpërblyer me një çmim ‘Grammy’ në 2017.

Pas kësaj, Kendrick vazhdoi të kontribuonte me disa këngë në kolonën zanore të “Black Panther”, duke përfshirë performancën e tij me SZA, All the Stars.

Gjithçka që dihej që atëherë ishte se interpretuesi kalifornian ka qenë i fokusuar në kompaninë e tij “pgLang” së bashku me Dave Free.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendrick Lamar

Personalisht, Lamar dha një shfaqje teatrale në nëntor, kur në Day N Vegas realizoi një recital të karrierës së tij muzikore nga Section.80 në DAMN.

Duhet theksuar se në moshën 34-vjeçare, Kendrick Lamar Duckworth konsiderohet si një nga artistët më me ndikim të brezit të tij, si dhe një nga reperët dhe kantautorët më të mirë të momentit.

Në këtë mënyrë, brenda pak ditësh do të qartësohet pyetja për muzikën e tij të re. /Telegrafi/

Exit mobile version