Nëna e Kendrick Lamar i ka dërguar një mesazh birit të tij që është po aq emocionues sa është qesharak.
Ajo i ka thënë se, sipas saj, albumi i ri i reperit është më i miri i tij deri më tan, transmeton Klan Kosova.
— Kendrick Lamar (@kendricklamar) April 22, 2017
Pastaj, nëna e këngëtarit kishte vazhduar t’i thoshte se babai i Kendrickut mendon se reperi ka dalë i pikëlluar në fotografinë e albumit, dhe se ajo i kishte thënë atij se aty është edhe qëllimi, pasi që të dy prindërit (në shaka) e stresojnë gjithmonë të birin e tyre.
Duke vazhduar ta lavdëronte albumin e tij, nëna e Lamar e kishte përfunduar mesazhin duke thënë se i do shumë edhe fansat e të birit.