Kendrick Lamar zbuloi se shpesh lutet dhe shtoi se “mund ta dëgjojë Zotin kur flet me të”.
Reperi 37-vjeçar amerikan tha në një intervistë për Harper’s Bazaar se spiritualiteti është një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.
“Nuk është marrëzi apo klishe. Unë flas fjalë për fjalë me Zotin, deri në atë pikë sa ndonjëherë filloj të mendoj se jam i çmendur. Por më pas ai më kujton dhe më thotë: “Ky jam me të vërtetë unë”.
Lamar në fillim të këtij viti, gjatë ceremonisë së diplomimit në Kolegjin Compton, ai dha një leksion në të cilin theksoi se “është e rëndësishme të flasësh me Zotin”.
“Çdo ditë eci në plazh dhe flas me Zotin. Ai është si një mik për mua, si dikush me të cilin jam rritur. Unë flas me të sikur e kam njohur që nga lindja, sikur ai më njeh mua”, theksoi reperi.
Ai foli për besimin e tij më parë. Në një intervistë me Billboard në 2015, Lamar deklaroi se “Zoti e shpëtoi atë nga lagjja e tij që ishte plot krime dhe dhunë”.
Një vit më parë, i tha Complex se “Zoti e zgjodhi atë për të përmbushur qëllimin e tij duke përdorur zërin e tij si instrument”.
@akademiksKendrick Lamar on the importance of talking to God🙏🏾♬ original sound – Akademiks
“Unë kam një qëllim më të madh. Zoti mbolli diçka në zemrën time, diçka që duhet ta përcjell. Do të fokusohem në këtë dhe do të bëj atë që duhet të bëj”, përfundoi Lamar. /Telegrafi/