Kendrick Jones është zgjedhur basketbollisti më i mirë i muajit prill në BKT Superligën e Kosovës. Basketbollisti i Teleboysave pas votimit unanim të gazetarëve sportiv, ka fituar çmimin “Basko”, bën të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.
Jones ishte lider i RTV 21-shit, skuadër kjo e cila me kontributin e madh të amerikanit, siguroi vendin e katërt në tabelë për t’u kualifikuar në playoff.
Këtë cmim më parë e kanë fituar edhe plejmejkeri i Sigkos Bashkimit, Kejuan Johnson, Adam Waleskowski i Sigal Prishtinës dhe Dardan Berisha i Pejës dy herë. /Telegrafi/