Udhëtari i paemëruar që ndodhej në një tren nëntokësor të Londrës, kishte vënë dëgjueset (kufjet) në vesh dhe këndonte shumë zëshëm.
Pa u brengosur se po i pengon dikujt, ai vazhdonte ta interpretonte ‘Smoke on the Water’ të Deep Purple, madje e imitonte edhe tingujt e kitarës, transmeton Telegrafi.
Me zërin e tij, që linte shumë për të dëshiruar, të pranishmit nuk dukeshin aspak të kënaqur. Derisa njëra kishte mbuluar fytyrën me dorë, një tjetër shihet duke e lëvizur këmbën i nervozuar.
“Mund të jetë një yll i ardhshëm i muzikës rok” si dhe “imitimi më i dobët i kësaj kënge klasike”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/lE3Rpd_NlX0