Kishim paralajmëruar javën e kaluar se këngëtarja po vjen me një këngë të re.
Dhe kështu ndodhi. Teuta Selimi ka publikuar projektin më të ri muzikor para fansave të vetë.
“Zemrën fale”, titullohet kënga e re e bukuroshes, të cilën e ka shoqëruar edhe me video.
Kjo e fundit mësohet se është xhiruar në jashtë Kosovës dhe biondina shfaqet mjaft atraktive.
Tematikë e këngës bënë fjalë për një dashuri, ku një vajzë kërkon ta kalojë jetën me një djalë që tejet shumë e dashuron.
Theksojmë se muzikën e këngës e ka bërë Anxhelo Koci gjersa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/