Luo Yong, një i punësuar në kopshtin zoologjik, Chongqing, ka thënë se ai i ka zbuluar aftësitë e këndimit të ujqërve në mënyrë të rastësishme.
“Njëherë derisa isha duke luajtur me kitarë dhe këndoja këngën, ‘I Am A Wolf From The North’, një ujk i vogël, të cilin e kam rritur vetë, mu afrua dhe filloi të më shikonte. Pastaj filloi të ulërinte me ritëm, dhe madje i preku telat me kthetrën e tij”, ka shpjeguar ai.
Luo ka thënë se që nga ai moment i është përkushtuar trajnimit të një grupi ujqish, dhe tani 30 prej tyre mund të “këndojnë” bashkë me të me ritëm.
“Plani im i ardhshëm është të gjej dikë ta shkruajë ndonjë këngë vetëm për ato, dhe po ashtu të gjej njerëz të cilët do t’i mësonin të vallëzojnë”, ka shtuar Luo me optimizëm.