Shumicën e herëve i këndon dashurisë.
Por, në këngët e tij, Labinot Tahiri, nuk i lë anash as patriotët, komandantët e luftëtarët.
E për një të tilli ai këndoi edhe të premtën në Pejë.
Bile, këngëtari i kthyer edhe në politikan, zgjodhi që në Dukagjin t’i këndoi Ramush Haradinajt, i cili dikur ishte komandant i UÇK-së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e kryeministrit të vendit, si i nominuar i koalicionit PAN, pjesë e të cilit nuk është as Labi e as partia e tij, AKR-ja.
Por, cila ishte arsye që këngëtari nga Ferizaj, zgjodhi t’i këndoi Haradinajt?
Këtë nuk e di as vet pronari i “Space Club”, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit po asnjë këngëtari që këndon në këtë vend, askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve. /Klan Kosova/