"Sot patëm një paraqitje të mirë, mirëpo nuk jam i kënaqur me referimin pasi mendoj se ka ndikuar në rezultat, ndonëse unë nuk preferoj t’i gjykoj për gjyqtarët", tha trajneri i Fushë Kosovës, Remzi Gojnovci.
Në minutën 21’ është zhbllokuar rezultati, kur Shabani në tentim për të harkuar kah këndi befason portierin mysafir 1:0. Pas disa rasteve të humbura Trepça në minutën 33’ arrin të dyfishojë epërsinë nga një kundërzbritje nëpërmjet Kurtishajt 2:0.
"Ishte debutim i suksesshëm ndonëse kam pasur stres, duke parë se Trepça po kalon një situatë të palakmueshme. Falënderoj futbollistët që bënë luftë gladiatorësh dhe me meritë fituan", tha trajneri i Trepçës Emin Ajvazi. Kurtishaj shënoi edhe një herë në minutën 72’ për rezultatin përfundimtar. /Zëri/Telegrafi/