Besa e Pejës në këtë sezon ka hasur në krizën më të mëdha që nga paslufta.
Klubi i dytë më i trofeshëm në Kosovë pas luftës, kishte krizë financiare, por edhe krizë të rezultate dhe të organizimit.
Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin e shkuar, ka zgjedhur për kryetar të klubit, Mustafë Nilën.
Lajmin për riorganizimin e klubit e ka dhënë kapiteni Fetim Kasapi.
“Përshëndetje të gjithëve, shoqëri, tifozë dhe dashamirë të futbollit. Desha të ju njoftoj si kapiten i ekipit Besa të Pejës se tashme kriza financiare dhe organizative ka përfunduar”.
“E gjithë kjo falë angazhimit të pashoqë të kryetarit të Pejës, z.Gazmend Muhaxherit, si dhe kryetarit të ri të klubit z.Mustaf Nila”.
“Kryetari i Pejës z.Gazmend Muhaxheri pasi që pa se klubin e kishte kapluar kriza e madhe, veprojë në qetësi duke larguar të gjithë ata që nuk mund t’i bënin ballë përgjegjësive të klubit dhe duke afruar njerëz të cilët do ta kthejnë klubin në vendin ku i takon, si një ndër klubet më të suksesshme në Republikën e Kosovës”, ka shkrua kapiteni i Besës, Fetim Kasapi në facebook.
Tutje kapiteni falënderoi kryesinë e re dhe kryetarin për angazhimin dhe premtoi angazhim maksimal të lojtarëve për t’i arritur objektivat.
Besa e Pejës është në pozitën e 10-të me 13 pikë dhe objektivi mbetet qëndrimi në Superligë.
Pejanët së bashku me Prishtinën janë klubet e vetme që kanë luajtur që nga paslufta në Superligë, duke mos rënë asnjëherë në një kategori më poshtë. /Telegrafi/