Telegrafi

Këndellen Lakers, fitore e vështirë për Clippers – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Kanë përfunduar një sërë takimesh në NBA, derisa disa nga skuadrat favorite morën fitore të vështirë, por kishte edhe nga ato që u befasuan.

LeBron James shënoi 25 pikë dhe Stanley Johnson shtoi 15 për t’i siguruar Los Angeles Lakers fitoren e parë pas tre ndeshjeve të humbura ndaj Utah Jazz (101-95).

Russell Westbrook gjithashtu ishte në formë të mirë duke shënuar 15 pikë, me Lakers që morën fitoren e parë që nga 7 janari.

Sa i përket Utah, më i miri ishte Rudy Gobert me 19 pikë dhe mori 16 rebounds, derisa Mike Conley shënoi 20 pikë.

Rezultatet e takimeve të tjera:

Atalanta Hawks 121 – 114 Milwaukee Bucks

Orlando Magic 88 – 98 Portland Trail Blazers

Miami Heat 104 – 99 Toronto Raptors

Dallas Maavericks 104 – 102 Oklahoma City Thunder

San Antonio Spurs 107 – 121 Phoenix Suns

Boston Celtics 104-92 New Orleans Pelicans.

New York Knicks 87-97 Charlotte Hornets

Washington Wizards 117-98 Philadelphia 76ers

Cleveland Cavaliers 114-107 Brooklyn Nets

Los Angeles Clippers 139-133 Indiana Pacers

Memphis Grizzlies 119-106 Chicago Bulls. /Telegrafi/