Site icon Telegrafi

Kendall, shfaqet ashtu si ndoshta kurrë s’e kishim parë: Pa grim, me quka, pa botoks dhe me ca thinja tek-tuk

Epoka e natyrales: Supermodelja shfaqet pa grim e me ca thinja dhe njerëzit po e adhurojnë

Rishtazi, kemi vënë re një qasje të personave publikë drejt natyrales dhe thjeshtësisë, në grim dhe në veshje. Disa prej tyre kanë hequr filler-at dhe i janë rikthyer thjeshtësisë, veçanërisht Kylie dhe Kendall Jenner.

Kjo e fundit u shfaq në një video të Vogue, ashtu si ndoshta kurrë s’e kishim parë: Pa grim, me quka, pa botoks dhe me ca thinja tek-tuk.

Një vendim i tillë, sidomos për një nga vajzat e familjes që ka sjellë gjithnjë trende dhe në njëfarë mënyre ka caktuar edhe konceptet dhe standardet e bukurisë, është pa diskutim, një hap i madh dhe një ngjarje e shumëpërfolur.

Kendall tregon se si bëhet gati për të dalë dhe njerëzit u përqendruan te pamja e saj natyrale. Kendall fliste, bënte mimika, i dukeshin ca rrudha të këndshme, ca thinja dhe qukat e saj.

 Vogue’s #BeautySecrets ♬ original sound – Vogue

“Flokë gri dhe pa botoks? Jam gjithë sy e veshë”; “E dua shumë për këtë që po tregon! Flokë me thinja dhe lëkurë natyrale”; “Më në fund, Kendall e vërtetë!”; “Kjo është vërtet fantastike! Ajo është natyrale, pa filtra, ndërhyrje, botoks…”; “Kendall që duket si një vajzë e thjeshtë! Është e mrekullueshme”; “Shihni fytyrën e saj, teksturën e fytyrës, rrudhat e lehta. E adhuroj”; “Të dua Kendall! Për faktin që je kaq transparente, pa përdorur filtra dhe grim”, ishin disa prej komenteve në videon e publikuar në TikTok.

Exit mobile version