Qoftë në tepih të kuq apo në pistën e modës, Kendall Jenner është e përgatitur që të tërheqë gjithë vëmendjen.
Modelja ka treguar edhe një herë që di si të bëjë njerëzit të përqendrohen tek ajo, gjatë organizmit të Harper’s Bazaar për 150 femrat më me stil që u zhvillua në Los Angeles.
21-vjeçarja nuk i la shumë imagjinatës me veshjen që kishte zgjedhur për këtë eveniment.
Ajo kishte veshur një fustan të tejdukshëm, nën të cilin kishte brendshme, porse ekspozonte mjaft shumë nga fiziku i saj. /Telegrafi/