Telegrafi

Kendall kritikohet se i ka shfrytëzuar protestat në SHBA për reklamë (Video)

Kendall Jenner dhe Pepsi janë vënë në shënjestër të kritikave pasi i kanë shfrytëzuar protestat për ta reklamuar pijen e njohur.

Ekzistojnë shumë mënyra për ta shitur pijen e famshme, mirëpo 21-vjeçarja padyshim se është një aset tejet i rëndësishëm reklamues për këtë brend.

Lexo po ashtu Kendall Jenner shumë ndryshe në reklamën e re të Pepsit (Foto)

Sidoqoftë, fansat e kanë kritikuar modelen dhe kompanie për reklamën e fundit.

Në klipin që zgjat dy minuta e gjysmë, Kendall iu bashkohet protestuesve dhe më pas ia jep një kanaçe njërit prej policëve që i mbikëqyrin protestuesit.

Ky gjest është kritikuar si një mënyrë për ta shfrytëzuar situatën politike në SHBA, e cila është mjaft serioze për një çështje reklamuese. /Telegrafi/