Kendall Jenner dhe Pepsi janë vënë në shënjestër të kritikave pasi i kanë shfrytëzuar protestat për ta reklamuar pijen e njohur.
Ekzistojnë shumë mënyra për ta shitur pijen e famshme, mirëpo 21-vjeçarja padyshim se është një aset tejet i rëndësishëm reklamues për këtë brend.
Sidoqoftë, fansat e kanë kritikuar modelen dhe kompanie për reklamën e fundit.
Në klipin që zgjat dy minuta e gjysmë, Kendall iu bashkohet protestuesve dhe më pas ia jep një kanaçe njërit prej policëve që i mbikëqyrin protestuesit.
Ky gjest është kritikuar si një mënyrë për ta shfrytëzuar situatën politike në SHBA, e cila është mjaft serioze për një çështje reklamuese. /Telegrafi/