Kendall Jenner është vënë në qendër të vëmendjes jo për profesionin e saj si modele dhe njeri i famshëm, por për marrëdhëniet e saj me bakshishet.
Pak ditë më parë ajo është kritikuar nga një kamarier se nuk kishte lënë bakshish në Brooklyn.
Baby’s All Right ka postuar në Instagram një foto të faturës së 21-vjeçares. Aty tregohet shuma prej 24 dollarësh dhe pagesa me kartë krediti bashkë me firmën e Kendall. Por në rreshtin “Bakshish” dhe “Total” nuk shkruhej asgjë.
Bukuroshja e Kardashianeve ka reaguar duke shkruaj në rrjetet sociale: “Dreqi ta hajë, herë tjetër nuk do të jap bakshish cash”, duke shprehur dhe zemëratën e saj me personin në fjalë. /TCH/Telegrafi/