Vetëm dy ditë pasi iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër Maik Boëker, Kendall Jenner ka kërkuar mbrojtje edhe nga një ndjekës tjetër.
25-vjeçarja ka kërkuar urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër një 27-vjeçari, që quhet Shaquan King, shkruan Daily Mail.
King u urdhërua nga një gjykatës në Los Angeles që të qëndronte më shumë se 100 metra larg Jenner.
King arriti të hipte në pronën e Kendall Jenner në fund të muajit marsit, kur modelja vazhdoi të zhvishej dhe të hidhej në pishinën e saj.
Ai gjithashtu përplasi dritaret në shtëpinë e Kendall para se sigurimi ta kapte atë.
King-ut tani i ndalohet të kontaktojë familjen Jenner ‘direkt ose indirekt, në çfarëdo mënyre’.
Ai gjithashtu është i ndaluar të afrohet në të gjitha shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/