Supermodelja 20 vjeçare është e njohur për veshjet e saj gjithmonë fashion, por këtë herë ka gabuar…dhe shumë madje.
Ajo u shfaq në hapjen e një dyqani në Beverly Hills me një bluze të grupit thrash metal Slayer. Por duket se bukuroshja amerikane nuk i kishte marrë mirë informatat e saj për të zbuluar pak më shuë mbi grupin.
Kendall nuk e dinte që vitin e kaluar, kitaristi i Slayer, Gary Holt performoi në një koncert me një bluzë që kishte të shkruar në pjesën e përparme të saj fjalët “Vritini Kardashianët”.
Dhe dyshojmë shumë se të bëhet fjalë për një ngatërresë dhe aty jashtë të ketë një familje Kardashian po aq të famshme sa ajo e Kendall.
Kështu, motra e vogël e Kim sapo nderoi grupin që kërkon ta zhdukë nga faqja e dheut. Sa e vogël është bota! /InTV/Telegrafi/