Site icon Telegrafi

Kendall Jenner tregon se ka vuajtur nga ankthi: Kisha frikë kur flija në gjumë, nuk merrja dot frymë

Kendall Jenner (Foto: Vogue)

Kendall Jenner në një intervistë të fundit me Vogue është hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin në bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor.

“Mbaj mend që isha me të vërtetë e re dhe kisha gulçim dhe shkoja te nëna ime dhe i thoja asaj”, kujton modelja në serialin e ri me katër pjesë të Vogue, Open Minded. “Në prapavijë, tani e di se ai ishte padyshim ankth. Duke folur sinqerisht, 25 vjeçarja po tërheq përsëri perden në përvojën e saj me ankth, i cili prek më shumë se 40 milionë të rritur në të gjithë vendin dhe është shqetësimi më i zakonshëm i shëndetit mendor në SH.B.A. – e më së shumti gjatë pandemisë së coronavirusit”.

Në episodin e parë, Jenner ulet me Ramani Durvasula për të diskutuar ankthin dhe për të adresuar gjithçka, nga mënyra se si të hapesh për betejat e dikujt me çrregullimin deri te mënyra e menaxhimit dhe qetësimi i simptomave, të cilat mund të përfshijnë gjithçka, nga pagjumësia te një zemër e fortë dhe gulçim.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

“Kisha frikë kur flija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”, shtoi ajo.

“Një nga gjërat më të rëndësishme, mendoj, është të destigmatizohen të gjitha çështjet e shëndetit mendor, veçanërisht ankthi, sepse shumë njerëz mendojnë se janë vetëm me të”, i thotë Jenner psikologut klinik me bazë në Los Angeles.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner

“Ankthi është si një lupë. Në thelb, ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të marrim atë lupë dhe ta vendosim atë si një lente e rregullt”.

Kendall Jenner (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images for Chopard)

Supermodelja vë në dukje se ‘pjesa interesante’ në lidhje me serinë e saj në Vogue, e cila që premierë në episodin e saj të parë të enjten ‘nxjerrë në pah versione të ndryshme të ankthit’ për njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version