Telegrafi

Kendall Jenner tregon figurën e saj mahnitëse në bikini, në një jaht në Ibiza

Kendall Jenner tregoi figurën e saj të supermodelës me bikini të gjelbra, ndërsa po shijonte një ditë me diell në një jaht në Ibiza.

Ylli e shfaqi fizikun e saj të lakmueshëm në bikini dypjesësh, ndërsa po shijonte një arratisje me një grup miqsh, përfshirë shokun e saj mode Fai Khadra.

Bukuroshja e cila së fundmi ndau fotografi tërheqëse nga pushimet e saj, shtoi një prekje magjepsëse në pamjen e saj me një kapelë kashte dhe një palë syze dielli të errëta.

Kendall mori poza të panumërta, teksa dukej sikur të ishte në një set fotografik.

Modelja më vonë shijoi një udhëtim emocionues me jet ski me shoferin e saj, duke lundruar në valët e detit Mesdhe. /Telegrafi/