Telegrafi

Kendall Jenner tregon figurën e saj mahnitëse, me bikini jeshile në fotografitë fundit

Kendall Jenner mahniti 300 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të martën.

Modelja 28-vjeçare tregoi trupin e saj në një bikini jeshile, në imazhin e shkrepur nga Cameron Hammond.

Motra e madhe e Kylie Jenner po modelonte linjën e re verore për Calzedonia, një grup i modës italiane i themeluar në Verona nga Sandro Veronesi në vitin 1986, me mbi 5000 dyqane në mbarë botën që nga viti 2021, shkruan DailyMail.

Kompania e quajti Jenner-in ‘muzën e tyre të verës’ pasi ajo shfrytëzoi maksimalisht kostumin që ata e përshkruan si ‘saten me shkëlqim’.

Bukuroshja e cila shkoi ‘topless’ në një selfie të hënën, u pa pranë oqeanit teksa mbante flokët e saj ngjyrë kafe të hapur poshtë mbi supet e saj të zhveshura. Dhe në dy fotografi, ajo nuk kishte sipër asgjë, pasi përdori dorën për të mbuluar pak gjoksin.

Kjo vjen pasi Kendall, e cila së fundi nënshkroi me Society Management dhe ish-i dashuri i saj Bad Bunny u ribashkuan pas Met Gala në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/