Telegrafi

Kendall Jenner thuhet se ka nisur një romancë me Bad Bunny

Romancat e të famshmëve janë gjithmonë një temë me interes mediatik, dhe Kendall Jenner nuk bën përjashtim.

Modelja pretendohet se ka nisur një romancë të re dhe thuhet se është parë duke u puthur me Bad Bunny në një klub nate, transmeton Marca.

27-vjeçarja e familjes Kardashian dhe me muzikantin 28-vjeçar thuhet se ishin bashkë në qytetin e Los Angelesit.

Lajmi fillimisht u raportua nga faqja e njohur ‘DeuxMoi’, duke cituar dëshmitarë të shumtë që panë puthjen e supozuar.

“Kendall Jenner dhe Bad Bunny ishin bashkë. Kemi dëshmitarë në skenë që e kanë parë në klub. Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj dhe dy minuta më vonë u pa makina e Bad Bunny”, zbuloi DeuxMoi në podcast-in e tyre.

Fansat e secilit prej tyre kanë hyrë në rrjetet sociale për të spekuluar për një lidhje të mundshme.

Kendall u nda nga Devin Booker në shtator të vitit 2022, megjithëse dukej se ata po rindiznin romancën e tyre pas kësaj.

Ndërsa, Bunney ka qenë beqar pasi lidhja e tij me Gabriela Berlingerin përflitet se ka përfunduar, edhe pse siç theksoi Irish Mirror, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë. /Telegrafi/