Site icon Telegrafi

Kendall Jenner thotë se fotografia e saj duke mbajtur pankartën me “Black Lives Matter” është false

Kendall Jenner (Foto: Gettyimages/Guliver)

Modelja amerikane, Kendall Jenner, ka dhënë shpjegime rreth fotografisë në të cilën duket se ajo mban një pankartë me mbishkrimin “Black Lives Matter”.

Imazhi i ndarë në rrjete sociale shfaq modelen para një makine, teksa mban një maskë mbrojtëse, shkruan Metro.

24-vjeçarja përmes rrjetit social Twitter ka thënë se fotografia është bërë me ‘Photoshop’, pasi një gjë të tillë nuk e kishte bërë.

(Foto: Twitter)

Persona të ndryshëm akuzuan modelen për imazhin, në të cilin dukej se ajo kishte dalë për të protestuar në nderë të afro-amerikanit George Floyd.

“Kjo është bërë me Photoshop nga dikush. Unë nuk e kam postuar këtë”, ka shkruar ajo.

(Foto: Twitter)

Pas kësaj, fansat e saj filluan të mbështesnin, duke publikuar kështu fotografinë origjinale të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version