Site icon Telegrafi

Kendall Jenner shumë ndryshe në reklamën e re të Pepsit (Foto)

Deri më tani kemi parë shumëçka nga Kendall Jenner, prandaj ka qenë e lehtë që ta dallojmë atë në mesin e turmës.

Veshja e saj specifike dhe ekspozimi për t’u bërë kryetitull në mediat rozë, është ajo që e veçon modelen e famshme.

Kendall, bionde në reklamën e Pepsit

Mirëpo, në reklamën e re për Pepsi, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner duket shumë më ndryshe.

Ajo shfaqet me një ndryshim në ngjyrën e flokëve – në vend të flokëve të zeza të gjata, Kendall vjen si një bionde me flokë më të shkurta.

Lexo po ashtu Kendall pozon në stilin e Monroe, por ekspozon gjoksin (Foto)

Edhe makijazhi që ka zgjedhur është më ndryshe nga i zakonshmi, ndërsa buzëkuqi i saj është vjollcë. /Telegrafi/

Exit mobile version