Site icon Telegrafi

Kendall Jenner shpallet “Ikona e modës” së kësaj dekade (Foto)

Modelja e njohur Kendall Jenner do të nderohet me çmimin “Fashion Icon of the Decade”.

Ky lajm ka zgjuar shumë pluhur në mediat ndërkombëtare, pakënaqësi dhe debate nga fansat të cilët mendojnë se ajo nuk e meriton një çmim të tillë.

Lexo po ashtu Kylie: Po të mos e kisha motër, nuk do të shoqërohesha me Kendall (Foto)

Do të jetë edicioni e pestë i ceremonisë “Fashion Media Awards”, i organizuar nga revista “The Daily Front Row”, vendi ku ajo do ta marrë këtë shpërblim.

Fansat dhe kritikët shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë çmim, kjo pasi ky titull i adresohet një personi për punën 10 vjeçare, ndërsa Kendall është 21, pra i bie që ajo tregon veten në fushën e modës që kur ishte 11 vjeçe.

Lexo po ashtu E kritikuan për 'photoshop', Kim Kardashian mashtroi sërish duke publikuar fotografi të para tri viteve (Foto)

Një kritikë tjetër adresuar në revuistën “The DailyFfront Row” është se si ka mundësi që këngëtarja Rihanna është anashkaluar për këtë titull.

Këngëtarja 29 vjeçare përbrenda 10 viteve ka qenë gjithmonë në hap me modën, duke sjell tendencat më të fundit në treg.

Ndërkohë Kendall Jenner, ka shprehur kënaqësinë e saj në rrjetet sociale, lidhur me faktin se do ta pranojë me kënaqësi çmimin “Ikona e Dekadës”. /Telegrafi/

Exit mobile version