Kendall Jenner së fundmi ka habitur të gjithë fansat e saj me disa rrëfime për jetën e saj.
Bukuroshja brune zbuloi se kishte vuajtur nga ankthi, ndërsa theksonte se nuk mund të merrte frymë e as të flinte, shkruan Daily Mail.
Por, pas këtij tregimi modelja është parë duke shëtitur në Los Angeles, me një veshje shumë të thjeshtë.
Jenner u vërejt me një bluzë të bardhë, të cilën e kisht e kombinuar shumë mirë me pantallona të shkurtra.
Tutje ajo u pa duke dalë nga hoteli Bel Air, ndërsa nën shoqërinë e një vajze u drejtua nga makina e saj luksoze.
Modelja përndryshe është ndër më të njohurat në mbarë botën, duke u bërë edhe njëra prej më të paguarave. /Telegrafi/