Kendall Jenner është parë duke shëtitur në New York City ditën e djeshme (e diel).
25-vjeçarja është parë si përherë me një veshje unike, duke tërhequr vëmendjen e audiencës së gjerë, shkruan Daily Mail.
Ngjyrat që ajo kombinoi për këtë dukje bënë që të duket plot stil, teksa shihej edhe me aksesorë të shumtë.
Për shkak të pandemisë coronavirus, Kendall siguroi që të ketë edhe maskën mbrojtëse.
Flokët brune i kishte lënë të lira mbi supe, teksa për shkak të syzeve dhe maskës, fytyra e saj mezi vërehej.
Kujtojmë e bukuroshja veçse ka lansuar parfumin e ri, së bashku me motrën e saj, Kim Kardashian. /Telegrafi/