Kendall Jenner, duket që së fundmi të ketë përdorur shumë ‘photoshop’ në imazhet e saj.
Kjo erdhi pas disa fotosesioneve të realizuara nga ana e saj, derisa fansat kishin rrumbullakuar detajin ku ajo ka bërë ndërhyrje, shkruan Daily Mail.
Por, gjatë ditës së sotme (e diel) ajo është parë në West Hollywood, derisa kishte theksuar tiparet e formësuara trupore.
Ylli në botën e modelingut ishte me një veshje tejet sportive, duke bënë në dyshim fansat nëse vërtetë ajo po përdor ‘photoshop’.
Për shkak të pandemisë coronavirus, Kendall u shfaq edhe me një maskë mbrojtëse, duke shtuar edhe një pale syzë.
Përmes këtyre detajeve, fytyra e bukuroshes brune mezi vërehej, por që prapë u zbulua nga paparacit.
Jenner përndryshe njihet për shëtitjet e shumta, pasi edhe publikisht ka pranuar se i pëlqen të shëtis në natyrë. /Telegrafi/