Site icon Telegrafi

Kendall Jenner shfaq me krenari gjatësinë e flokëve të saj

Një ditë tjetër, një tjetër histori për flokët e Kardashian – Jenner.  Kylie Jenner fjalë për fjalë nuk mund të vendosë se cilën paruke dëshiron të vendos, dhe tani Kendall Jenner po tregon se sa janë zgjatur flokët e saj.

Jenner shpesh duket si e vetmja në familje që bën vetëm ndryshime delikate në pamjen e saj, ajo rrallë ngjyros në mënyrë dramatike flokët e saj dhe thjesht i lejon ato të rrjedhin në gjendjen e saj natyrore.

Por modelja ndau një përditësim në udhëtimit e flokëve të saj në Instagram më 14 tetor dhe shumë u befasuan me gjatësinë e arritur.

Modelja bëri këtë fotografi në pasqyrë nga prapa për të treguar flokët. Ajo i modeloi flokët e saj ngjyrë kafe të çelët në një bisht me onde, që i bie deri në bërryla.

Jenner gjithashtu ndau një selfie për të treguar flokët ndërsa luante me filtrat e Instagram. Ajo pozoi për aparatin fotografik me një filtër zanash që i jepte krahët dhe pendët, por flokët ishin të gjitha të sajat.

Ndoshta Jenner do të ndjekë hapat e motrave të saj dhe do të fillojë të eksperimentojë me pamje të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version